Qendër mbrojtësi i Real Madrid, Raphael Varane, ishte në qendër të vëmendjes, pas dy gabimeve të tij të bëra në ndeshjen e mbrëmshme në mes të Manchester City vs Real Madrid.
“Kjo disfatë është e imja, më duhet ta pranoj”, ka thënë Varane, pas ndeshjes, transmeton Insajderi.
“Jam përgjegjës për këtë humbje. Ishim përgatitur mirë, por ju duhet t’i paguani gabimet. Jam shumë i pikëlluar për bashkë lojtarët e mi. Kur rezultati ishte 1-1, kishim shansin që të kualifikoheshim, mirëpo gjërat nuk shkuan sipas planit tonë”, përfundoi Varane.
Në pjesën e parë të ndeshjes, më saktësisht në minutën e 9, Varane e humbi topin në zonën e rreptësisë, nga presioni i Gabriel Jesus dhe në pjesën e dytë, ai “asistoi” për vet Gabriel Jesus dhe nga dy këto gabime, erdhën dy gola./Insajderi.com.