
Humbja turpëruese 0-3 në shtëpi ndaj Milanit ka prekur Juventusin dhe nga ana financiare teksa “bardhezinjtë” kanë pësuar një rënie prej 5% në bursë, njofton Insajderi.
Sipas “Calcio & Finanza”, kjo është cilësuar si një ‘nokaut’ për drejtuesit “bardhezi” duke ndikuar direkt në financat e klubit.
Juventusi nuk po kalon një moment aspak të mirë pasi rrezikojnë moskualfikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër dhe do të ishte një goditje vërtetë e madhe për “Zonjën e Vjetër” pasi në skuadër do të fillonte një revolucion për shkak të problemeve ekonomike. /Insajderi.com