Humbje të mëdha financiare pëson edhe kompania gjigante Adidas

Humbje të mëdha financiare pëson edhe kompania gjigante Adidas

Kompania gjigante Adidas, ka treguar që humbjet financiare të kësaj kompanie janë të mëdha shkaku i koronavirusit.

Adidas tha se 60% e bizneseve të saj aktualisht janë të mbyllura, me më shumë se 70% të dyqaneve të saj të mbyllura në të gjithë botën dhe të gjitha ngjarjet e mëdha sportive, përfshirë Lojërat Olimpike të Tokios dhe Euro të Futbollit, u shtynë ose anuluan, transmeton IndeksOnline.

Shitjet e tregtisë online, të cilat vitin e kaluar përfaqësuan 13% të totalit, po rriten shpejt, veçanërisht në Kinë, por nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar humbjen e shitjeve brenda dyqaneve.

“Ne nuk do të shohim një kthim të menjëhershëm në atë që kishim më parë,”thanë në kjo kompani.