Hungarezët nuk e dëshirojnë kryeministrin e ri – dalin në protestë

Hungarezët nuk e dëshirojnë kryeministrin e ri – dalin në protestë

Mijëra njerëz të opozitës dolën në rrugët e Budapestit, kryeqytetit të Hungarisë, për të kërkuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të fundit, që i dhanë nacionalistit populist Viktor Orbann mandatin e katërt si kryeministër të vendit.

Demonstruesit marshuan në paradë nga Shtëpia e Operës drejt Parlamentit, duke mbajtur në duar slogane si “Viktator”, ku perifrazohet emri i Orban.

Orban njihet si një euroskeptik i fortë, i cili bëri fushatë në një platformë anti-imigracion dhe ka bërë thirrje për mbrojtjen e kufijve të vendit.

Ndërkohë marshimi u organizua nëpërmjet një grupi në Facebook të quajtur “Ne jemi shumica”. Pas tubimit të së shtunës, organizatorët kanë bërë thirrje për një demonstratë të mëtejshme gjatë fundjavës së ardhshme.