Hungari – Portugali: Formacionet zyrtare

Hungari – Portugali: Formacionet zyrtare

Ndeshja mes Hungarisë dhe Portugalisë do të jetë ndeshja hapëse për EURO 2020 e grupit F, shkruan Insajderi.

Të dy trajnerët kanë bërë të ditur formacionet e tyre me të cilat do të fillojnë ndeshjen.

Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, do të startoj ndeshjen me formacionin 3-1-4-2:

Peter Gulacsi, Attila Szalai, Willi Orban, Endre Botka, Adam Nagy, Attila Fiola, Andras Schafer, Laszlo Kleinheisler, Gergo Lovrencsics, Roland Sallai dhe Adam Szalai.

Ndërsa nga ana tjetër, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos do të filloj ndeshjen me formacionin 4-3-3:

Rui Patricio, Nelson Semedo, Ruben Dias, Pepe, Raphaël Guerreiro, Danilo Pereira, William Carvalho, Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo dhe Diogo Jota.

Kjo përballje do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Hungarisë me fillim nga ora 18:00./insajderi.com