Klaas Jan Huntelaar dhe Sead Kolasinac do të largohen nga Schalke, transmeton Insajderi
Vetë skuadra gjermane ka bërë zyrtare lajmin përmes rrjeteve sociale.
Të dy lojtarët u rikthyen te Schalke gjatë janarit të këtij viti.
Huntelaar gjatë kësaj kohe zhvilloi 9 paraqitje dhe arriti të shënojë dy gola.
Ndërsa, Kolasinac u huazua nga Arsenal gjatë janarit, ku gjatë kësaj kohe sa ishte pjesë e skuadrës gjermane zhvilloi 17 paraqitje dhe arriti të shënojë një gol./insajderi.com