Hunter Biden, djali i presidentit të ri, është duke u hetuar lidhur me taksat

Hunter Biden, djali i presidentit të ri, është duke u hetuar lidhur me taksat

Djali i Presidentit Joe Biden, Hunter, ka thënë se çështjet e tij të taksave janë nën hetim.

Hetimi po kryhet nga prokurorët federalë në Delaware. Mediat amerikane citojnë burime që thonë se kjo ka të bëjë me marrëdhënie biznesi me vende të huaja duke përfshirë Kinën.

Hunter Biden tha se ishte i sigurt se do të tregohej se nuk kishte bërë asnjë të keqe.

Ekipi i tranzicionit Biden-Harris tha se presidenti i zgjedhur ishte “thellësisht krenar për djalin e tij”.

Një deklaratë nga ekipi tha se Hunter kishte “luftuar përmes sfidave të vështira, duke përfshirë sulmet e mbrapshta personale të muajve të fundit, vetëm për të dalë më të fortë”.

50-vjeçari tha se kishte mësuar për hetimin e të martën. Ai nuk bëri të ditur ndonjë detaj tjetër.

“Unë e marr këtë çështje shumë seriozisht, por unë kam besim se një rishikim profesional dhe objektiv i këtyre çështjeve do të tregojë se unë i trajtova punët e mia në mënyrë të ligjshme dhe të përshtatshme, duke përfshirë me përfitimin e këshilltarëve profesional të taksave,” tha ai./Insajderi.com

BBC News