Hyn edhe goli i Kosovës në top-pesëshen e golave të Ligës së Kombeve

Hyn edhe goli i Kosovës në top-pesëshen e golave të Ligës së Kombeve

Gjiganti mediatik Sky Sports ka bërë një përzgjedhje të top golave më të bukur që janë shënuar deri më tani në fazën e grupeve në Ligën e Kombeve, raporton Insporti.com.

Nuk mungon në mesin e golave më të mirë edhe ai I Milot Rashicës në ndeshjen Ishujt Faroe – Maltë.

Kjo ndeshje përfundoi me shifrat 1:1 ndërkohë që futbollisti I Werder Bremenit shënoi në pjesën e parë të ndeshjes.

Goli i Rashicës renditet në vendin e pestë, derisa në mesin e më të mirëve janë golat e shënuar nga Bale, Sterling e Isco.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mahnitur me rezultatet e arritura në muajt e fundit, raporton Insporti.com.

Kosova po përgatitet për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Maltës, takim që zhvillohet të mërkurën në Valeta dhe ndeshjen me Azerbajxhanin që luhet më 20 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. /Insporti.com

 

VIDEON MUND TA SHIKONI DUKE KLIKUAR KETU.