Hysaj dhe Rrahmani kalojnë COVID-19 te Napoli

Hysaj dhe Rrahmani kalojnë COVID-19 te Napoli

Dy mbrojtësit shqiptar që aktivizohen te Napoli në Itali, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj, kanë kaluar kornavirusin, njofton Insajderi.

Vetë klubi napolitan nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka njoftuar se pas testeve të kryera së fundmi, Hysaj dhe Rrahmani kanë rezultuar negativë.

Tashmë të dy shqiptarët janë të pastër dhe mund të stërviten me pjesën tjetër të skuadrës dhe janë të disponueshëm për trajnerin Rino Gattuso.

Në këtë mënyrë Hysaj është gati për ndeshjen e fundjavës në kampionat, pasi ditën e nesërme nuk mund të aktivizohet, duke ditur që ka disa javë jashtë fushave dhe nuk është në formë për të luajtur, ndërsa Rrahmani akoma nuk po preferohet nga trajneri napolitan, pasi para tij, është dyshja Manolas dhe Koulibaly. /Insajderi.com