Hysaj: Nuk e kuptoj pse u ndëshkova me të kuq

Hysaj: Nuk e kuptoj pse u ndëshkova me të kuq

Pas humbjes së mbrëmshme ndaj Lituanisë, ka folur kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk kishte një paraqitje që ishte për tu përmendur.

“Nuk kishim asnjë rast për të shënuar. Ata luanin shumë mirë me topin. Problemi te ne ishte gjendja fizike, diçka që ndikoi te ne. Pasi nuk krijuam asnjë rast dhe nuk meritonim fitoren., është e thjeshtë.”, tha Hysaj për RTSH, transmeton Insajderi.

“Kartonin e parë mund të them se e meritova, por nuk e kuptova këtë të dytin, pasi më shumë ishte një simulim se sa ndërhyrje.”, shtoi kapiteni.

“Në ndeshjet e radhës do jemi më mirë, pasi lojtarët do marrin më shumë minuta dhe do jenë gati. Ne kemi punuar shumë në stërvitje dhe i kisha kërkuar Mihajt për të qenë më përpara për të rrezikuar më shumë.”, u shpreh mbrojtësi napolitan./Insajderi.com.