
Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, është shëruar nga virusi COVID-19.
Ai ka munguar në ndeshjet e kombëtares shqiptare si dhe në takimet e Napolit në Serie A.
26 vjeçari përfundimisht rezultoi negative me COVID-19, sipas Corriere del Mezziogiorno.
Lojtari është kërkuar edhe nga skuadra tjera italine si Roma, pasi nuk ishte në formacion bazë nga koha e Carlo Ancelotit. /Insajderi.com