Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, është shprehur i hapur për të qëndruar te skuadta napolitana, por ai po vazhdon edhe bisedimet me klubet e tjera, njofton Insajderi.
Siç raportohet, kontrata aktuale e 27-vjeçarit përfundon gjatë verës dhe ende nuk janë hapur diskutimet për të vazhduar në Serie A.
“S’jam dëgjuar me Napolin, andaj kam vazhduar diskutimet me klubet e tjera. Nuk kemi nënshkruar me askënd. Nëse vjen një ofertë, do ta shqyrtojmë, dhe kjo përfshin edhe Napolin. S’kemi asgjë kundër qëndrimit në Napoli”, ka thënë për “Radio Punto Nuovo”, agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi.
Hysaj është pjesë e Napolit për më shumë se pesë vjet, përkatësisht që nga viti 2015. /Insajderi.com