Të jesh përgjegjës për transmetimin e lajmeve live në televizion, është një punë mjaft e vështirë – sepse asnjë moment i sikletshëm nuk kalon pa u vënë re.
Mënyra se si përballon çdo situatë të pakëndshme, do të thotë shumë për karakterin tënd si personalitet televizioni – marrim shembull Marichka Padalko, prezantuese në kanalin ukrainas 1 + 1, njofton Insajderi.
Gjatë prezantimit live, dhëmbi i saj i përparmë papritmas i bie. Kjo skenë e pazakontë, e ndarë nga një shikues në rrjetet sociale, është përhapur si zjarri i egër.
Të befasuar nga një skenë e tillë, përdoruesit e rrjeteve sociale sugjeruan që prezantuesja kishte një dhëmb të përkohshëm. Shumë komente kanë mbështetur gruan duke lavdëruar rezistencën e saj ndaj stresit dhe mënyrën si menaxhoi në situatë të tillë, duke mos harruar qëllimin e saj primar, prezantimin.
Në video shihet që gjatë prezantimin, ajo vëren që dhëmbi po i bie dhe e kap shpejt me dorë e ndërkohë ajo nuk ndal as për një nanosekond prezantimin e saj të lajmeve. /Insajderi.com