I hodhi pijen në fytyrë, roja e restorantit e rrah me shkop e shkelma gruan britanike

I hodhi pijen në fytyrë, roja e restorantit e rrah me shkop e shkelma gruan britanike

Anëtari i sigurimit të një restoranti është filmuar në Birmingham të Britanisë, duke rrahur me shkop një grua, transmeton Insajderi.

Siç shihet në disa video të publikuar në blog, tregohet një përplasje verbale mes gruas dhe rojës para hyrjes së një restoranti.

Autorët e videos dëgjohen se si e inkurajojnë gruan që ta “bëjë” veprimin, ndërsa pa kaluar pak sekonda, ajo ia hedh pijen në fytyrë rojës.

Ai menjëherë reagon duke e marrë një shufër në dorë dhe vrapon pas gruas që rrëzohet në tokë, e ai fillon ta godet nëpër këmbë.

Madje në disa momente autorët e videos dëgjohen duke qeshur dhe brohoritur.

E sikur kjo të mos mjaftonte, në një moment ajo ngritët dhe i hedh diçka rojës – që humb përfundimisht durimin dhe e godet me shqelm në fytyrë.

Deri më tani nuk është zbuluar identiteti i gruas, por policia në West Midland ka konfirmuar identitetin e burrit. Fjala është për një 47-vjeçar që është në paraburgim./Insajderi.com