I ka “ikur” UEFA-s – transparenti kundërthënës i tifozëve të Malit të Zi

I ka “ikur” UEFA-s – transparenti kundërthënës i tifozëve të Malit të Zi

Tifozët e Malit të Zi ishin përleshur me sigurimin e stadiumit “Fadil Vokrri”, në tribunën jugore por, kjo nuk ishte sjellja e vetme problematike në tribunat e stadiumit, raporton Insporti.

Për shkak të sjelljeve raciste ose dyshimeve për shkelje disiplinore, UEFA veçse ka nisur hetimet ose ka dënuar disa ekipe kombëtare, por deri më tani, mirëpo, në faqen zyrtare të kësaj organizate nuk ka njoftim për hetime ose shkelje disiplinore në takimin e Kosovës me Malin e Zi.

Tifozët e Malit të Zi në “Fadil Vokrri” kanë shpalosur transparentin me mbishkrimin “Draç” në alfabetin cirilik, që është emërtimi serb për qytetin e Durrësit.

Insporti raporton se në tribunën e tifozëve mysafirë kishte flamuj me emra të vendbanimeve tjera në Mal të Zi dhe në Kroaci.

Insporti ka publikuar edhe pamjet e përleshjes së tifozëve me sigurimin, ndërkaq transparentin provokues mund ta shikoni në fotot më poshtë. /Insporti.com/