I pabesueshmi Zlatan Ibrahimovic – Statistika mbresëlënëse të tij

I pabesueshmi Zlatan Ibrahimovic – Statistika mbresëlënëse të tij

Është 38 vjeçar, luan në top ligat evropiane dhe është në formë të mirë, duke qenë lojtari kryesor i sulmit të AC Milan. Ai ka disa statistika mbresëlënëse përgjatë karrierës së tij.

Ai ka luajtur pothuajse në të gjitha ligat edhe për shumë ekipe nga Evropa. Ai ka shënuar gjithsej 445 gola në karrierën e tij, në 712 paraqitje të tij, raporton Insajderi.

Ai ka luajtur për ekipe si Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Manchester United, La Galaxy dhe prap po luan tek Milan.

Për kombëtaren e Suedisë, ai ka luajtur gjithsej 116 ndeshje dhe ka realizuar 62 gola. Ai akoma thotë se ndjehet shumë mirë dhe në formë. Ai gjithashtu njihet për thënët e hiperbolizuara të tij./Insajderi.com