Një i ri i cili u arratis nga burgu për të mitur në Holandë, është qëlluar për vdekje në një përleshje me armë me policinë përtej kufirit në Belgjikë.
Ai u largua nga qendra në qytetin jugor të Bredës, mori peng dy anëtarë të stafit dhe kaloi me makinë përtej kufirit.
Dy punonjësit shpëtuan të padëmtuar, por dëshmitarët thonë se i arrestuari më pas hapi zjarr ndaj policisë belge në fshatin Sint-Lenaarts.
Ata iu përgjigjën zjarrit dhe i riu u plagos për vdekje, shkruan BBC, transmeton Insajderi.com.
Zyrtarët thanë se 21-vjeçari u arratis nga qendra e paraburgimit Den Hey-Acker, e cila strehon për dy vjet të miturit që thyejnë ligjin.
Dy anëtarët e stafit u lejuan të dilnin nga makina në një park supermarketi në jug të kufirit në Hoogstraten.
Një dëshmitar tha se 21-vjeçari ishte ndjekur nga policia në fshat dhe më pas kishte zbritur nga makina, duke qëlluar në drejtim të policisë.
Të paktën 30 të shtëna janë qëlluar gjatë përleshjes.
Kryetari lokal Sven Deckers tha se ishte një incident tragjik që do të kishte ndikim tek oficerët e përfshirë.
Ai ka shprehur ngushëllime për të afërmit e të riut të vrarë nga të shtënat me armë zjarri.
“Nuk i di rrethanat e sakta, por edhe ky njeri ka familje dhe është një humbje për ta”, tha ai për Gazetën.
Në vendngjarje po dërgohet një gjyqtar hetues për të zbardhur rrjedhën e ngjarjeve./Insajderi.com