Mesfushori holandez, Georginjo Wijnaldum shënoi dy gola në përmbysjen e madhe të Liverpoolit ndaj Barcelonës në këtë ndeshje të çmendur në Anfield.
Liverpooi fitoi sonte me rezultat 4:0 ndërsa rezultati i përgjithshëm 4:3.
Wijnaldum pas ndeshjes deklaroi se kishin besim se do t’i shënonin katër gola sonte.
“Është e pabesueshme. Pas ndeshjes në Spanjë ne kishim vetëbesim se do t’i shënonim sonte katër gola. Mendoj se njerëzit jashtë klubit nuk e kanë besuar këtë por ne sonte treguam se mund të bëjmë gjithçka. Isha shumë i zemëruar me trajnerin dhe dëshiroja t’ia dëshmoja se çfarë mund të bëjë” ka thënë Wijnaldum për BT Sport, transmeton Insporti.com.