I vdes nëna, Klopp nuk mundi të merrte pjesë në varrim

I vdes nëna, Klopp nuk mundi të merrte pjesë në varrim

Lajm i hidhur për teknikun gjerman Jurgen Klopp. Nëna e trajnerit të Liverpool ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare e cila jetonte në Gjermani, njofton Insajderi.

Tekniku i “The Reds” nuk mori dot pjesë në funeralin e saj pasi Gjermania i ka të ndaluara udhëtimet nga Britania e Madhe për arsye të mutacionit të Coronavirusit të ri.

Një lajm i keq ky për Klopp i cili për herë të fundit nënën e tij e ka takuar gjatë ditëlindjes së saj të 80-të. /Insajderi.com