Ia huq Zyra e Albin Kurtit – studiuesin e letërsisë e bën historian

Ia huq Zyra e Albin Kurtit – studiuesin e letërsisë e bën historian

Zyra e Kryeministrit, Albin Kurti, e ka publikuar agjendën për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Aty janë shpjeguar në detaje të gjitha aktivitet që do të ndodhin përgjatë datave 5, 6 dhe 7 mars.

No photo description available.

Më 6 mars do të mbahet një akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Sipas programit, përpos kryeministrit Albin Kurti dhe kryekuvendares Vjosa Osmani aty fjalë do të mbajë edhe historian prof. Agim Vinca, shkruan Insajderi.

Megjithatë Vinca nuk njihet si historian. Ai është një nga studiuesit më të shquar të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Image may contain: text

Përmes një kërkimi të thjeshtë në Google – mund të shihet jeta dhe biografia e tij.

Aty askund nuk përmendet se poeti Vinca ndonjëherë ka studiuar histori dhe lërë më te jetë historian, shkruan Insajderi.

Gazeta Insajderi i ka shkruar Zyrës së Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit Haki Abazi për ta sqaruar këtë gabim të tyre, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Ndryshe, Vicna, studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i ka kryer në vitin 1970 në Universitetit të Prishtinës, ku edhe magjistroi dhe doktoroi.

Ai është profesor në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Letërsinë e Sotme Shqipe.

Agim Vinca është edhe njëri nga poetët më të njohur bashkëkohorë shqiptarë./Insajderi.com

 

Lexo edhe: 

Pushtetari Haki Abazi përballë Amerikës që e quan ndikim rus kundërshtimin e “Kosova e Re”

PDK cakton Elmi Reçicën mbikëqyrës të Rashit Qalajt