Ibra është super yll në LA – shikoni golin e tij të radhës

Ibra është super yll në LA – shikoni golin e tij të radhës

Pas shënimit spektakolar në debutimin e tij në ligën e Shteteve të Bashkuara, Zlatan Ibrahimovic sërish është në vëmendje të medieve të atjeshme pas shënimit që bëri në takimin e LA Galaxy me ekipin e Atlantas.

Ibrahimovic u transferua në LA Galaxy nga Manchester United në një prej transfereve të përfolura të këtij viti.

Ish sulmuesi i kombëtares së Suedisë shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje duke i dhënë fitoren ekipit nga LA, për të cilin duhet thënë se e kishte shënuar një gol paraprakisht në fillim të ndeshjes, por gjyqtarët e kishin anuluar si të parregullt.

Shikoni golin e radhës që e shënoi Ibrahimovic për LA Galaxy.