Ibrahimoviç do të rinovojë kontratën me Milanin edhe për një vit

Ibrahimoviç do të rinovojë kontratën me Milanin edhe për një vit

Zlatan Ibrahimoviç do të rinovojë kontratën e tij me Milanin për një sezon tjetër. Vendimi dukej se ishte marrë para disa kohësh, por ai tani është bërë gati të firmosë për kontratën e re, njofton Insajderi.

Sulmuesi suedez dhe ‘kuqezinjtë’ kanë mbyllur çështjet e fundit burokratike dhe në mbrëmje ai do të jetë në Casa Milan për të nënshkruar kontratën, pas të cilës do të ketë edhe një njoftimin zyrtar. Në kanalet e tij sociale, Milani ka filluar të krijojë mjedisin e ceremonisë…

Zlatan Ibrahimoviç do të veshë fanellën ‘kuqezi’ deri më 30 qershor 2022, duke vazhduar të luajë edhe përtej moshës 40 vjeç. Shifra e pagës duhet të jetë e ngjashme me ato të sezonit të kaluar, pra rreth shtatë milionë euro, raporton “Sportmediaset”. /Insajderi.com