Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer më në fund me Milanin, njofton Insajderi.
Sulmuesi suedez është grumbulluar nga trajneri Pioli për ndeshjen e sotme ndaj Torinos, të vlefshme për javën e 17-të në Serinë A.
Ndërkohë që trajneri Pioli i ka surprizuar të gjithë, teksa për ndeshjen e sotme përveç Ibrës ka grumbulluar edhe Hakan Calhanoglunë, për të cilin thuhej se kishte pësuar dëmtim dhe nuk do ishte gati për këtë ndeshje.
“Kuqezinjtë” do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat, pas asaj humbje të pësuar ndaj Juves në mesjavë. /Insajderi.com
#MilanTorino: #IZBACK 🔴⚫#SempreMilan @pumafootball pic.twitter.com/4KOV4idfE4
— AC Milan (@acmilan) January 9, 2021