Ibrahimoviç nuk është i gatshëm ndaj Juventus-it

Ibrahimoviç nuk është i gatshëm ndaj Juventus-it

Infermieria te Milani nuk jep lajme aspak të mira në këtë vit të ri 2021. Së fundmi është Alexis Saelemaekers që do t’i mungojë kuqezinjëve për 10 ditët e ardhshme, njofton Insajderi.

Të njëjtin fat kanë edhe Ismajel Benncaer, duke përmendur këtu edhe futbollistin më të rëndësishëm për kuqezinjtë, Zlatan Ibrahimoviç.

Të tre këta lojtarë do të kthehen për Milanin pas 10 ditësh dhe kjo do të thotë se do të humbin përballjen kundër Beneventos dhe Juventusit. Rikuperimi i Ibrahimoviç po ecën sipas parashikimit, por dëshira e tifozëve të Milanit për ta parë ndaj kampionëve të Italisë është shuar. /Insajderi.com