Ibrahimoviç paralajmëron tërheqjen nga futbolli

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, ka paralajmëruar largimin e tij nga futbollit. Suedezi ka surprizuar me deklaratën e fundit, ndërkohë që një ditë më parë tha se i pëlqente Premier Liga.

Ibrahimoviç paralajmëron tërheqjen nga futbolli

“Çdo gjë mund të ndodhë. Më mirë ta lësh futbollin kur je ndër më të mirët. Njerëzit do të kujtojnë më mirë se çfarë ke bërë në vitet e fundit. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

E ardhmja duket pozitive dhe tashmë është vendosur, këtë mund t’ju them”,është shrehur Ibrahimoviç në konferencën për shtyp me kombëtaren e tij, duke lënë më shumë pikëpyetje pas deklaratës se sa sqarime për të ardhmen.

Deklarata e Ibrahimoviçit vjen në kohën kur disa nga klubet më të mëdha, kryesisht në Premier Ligë dhe në Serinë A, kanë shprehur hapur interesin për ta pasur në skuadër. /Insajderi.com