Sezoni i ri në Serie A, e ka gjetur Milanin me një formë të lartë, pasi ka arritur të grumbullojë gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para.
Por, në repartin e sulmit po vazhdon të mungojë Zlatan Ibrahimovic, i cili vazhdon të mbetet i lënduar, shkruan Insajderi.com.
Shatëgjati është rikthyer në stërvitje para disa ditëve dhe sipas disa mediumeve në Itali, ai dëshiron që të rikthehet në fushën e gjëlbër qysh në lojën e ardhshme të rosonerëve.
Sipas raportimeve jo-zyrtare, Zlatan do të jetë i gatshëm në ndeshjen që Milani do e zhvillojë kundër Liverpoolit me datë 15 shtator, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Por, një “fat në fatkeqësi” ishte se Olivier Giroud të shënojë dy gola në debutimin e tij me kuqezinjtë, duke dhënë sinjale që ai mund të jetë tejet efektiv në fushën e gjelbër./Insajderi.com