
Zlatan Ibrahimoviç mbetet po i njëjti edhe kur vjen puna te deklaratat që jep. Në një intervistë me faqen e UEFA-s, suedezi ka folur gjerë e gjatë, ku ka prekur edhe futbollistë të tjerë të njohur, si Messi. Lojtari 39 vjeçar po thyen tabutë e futbollit, teksa po tregon se edhe në një moshë të madhe mund të jetë thelbësor në fushën e lojës, njofton Insajderi.
“Në ekipin tuaj të ëndrrave, kush do të merrte penalltitë: Zlatan apo Lionel Messi? Do t’i merrja unë penalltitë, 100%, sepse unë jam kapiteni i kësaj skuadre. Vendos se kush i merr penalltitë. Unë do të merrja tre të parët, pastaj do t’i lija një atij, pastaj do të merrja tre të tjerët, pastaj do t’ia lija tjetrën”, tha suedezi kur u pyet për argjentinasin.
“Luani apo Ibra? Mund të zbusësh një luan, por nuk e zbut dot Zlatanin. Është një kafshë tjetër”, është shprehur Zlatan Ibrahimoviç. /Insajderi.com