A do të jem trajner në të ardhmen? Unë jam president, trajner dhe lojtar por paguhem vetëm si lojtar. Kështu ka deklaruar mbrëmë Ibra, pasi fitores së Milan kundër Juventus.
“Unë jam i vjetër e mosha nuk është një sekret, por jam duke u stërvitur mirë dhe mosha ime është vetëm një numër. Nëse do të kisha qenë këtu që nga fillimi i sezonit, Milan do të shpallej kampionë” tha Ibra, raporton Insajderi.
I pyetur për të ardhmen e tij, ai tha “Disa gjëra nuk varen nga ne, prandaj nuk e di. Unë nuk mund të bëjë gjërat e njëjta që i kam bërë kur isha 20 vjeçar, por tani luaj më ndryshëm, më mençur” përfundoi Ibrahimovic i cili ka shënuar 5 gola në 11 paraqitje për kuq e zinjtë./Insajderi.com