Ibrahimoviç: Vetëm Maradona është më i mirë se unë

Ibrahimoviç: Vetëm Maradona është më i mirë se unë

Zlatan Ibrahimoviç ka treguar 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave. Sulmuesi suedez nuk ka përfshirë në formacionin e dhënë për “Sportweek” Cristiano Ronaldo-n apo Lionel Messi-n, njofton Insajderi.

Megjithatë në vendosjen e futbollistit të Milanit janë të gjithë lojtarët e kalibrit të lartë që kanë dhënë për atë që kanë dhuruar në futbollin profesionist.

Ndërkohë kur pyetet për më të mirin, Ibrahimoviç shprehet se vetëm Maradona ka qenë më i mirë edhe se vetë Zlatan, për të merituar emërtimin si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Më poshtë ndiqni edhe formacionin ideal të Ibrahimoviç: “Buffon, Maxwell, Nesta, Cannavaro, Maicon, Nedved, Vieira, Xavi, Luiz Nazario de Lima Ronaldo, Zidane, Maradona”. /Insajderi.com