Ibrahimoviç: Vetëm sa kam filluar, do të qëndroj Akoma te Milani

Zlatan Ibrahimoviç ka sugjeruar që ai mund të qëndrojë te Milani për një sezon tjetër, duke u thënë kritikëve se ai thjeshtë “po nxehet”.

Ibrahimoviç: Vetëm sa kam filluar, do të qëndroj Akoma te Milani

Kontrata e Ibrahimoviçit me Milanin skadon në fund të sezonit dhe ai pritej të kalonte në ekipin suedez Hammarby, meqenëse ai zotëron thuajse gjysmën e pronësisë së klubit, njofton Insajderi.

Sidoqoftë, 38-vjeçari ka shijuar një ringjallje pasi Serie A filloi përsëri me katër gola dhe tre asistime, duke lënë shenjë se kuqezinjtë mund t’ia vazhdojnë qëndrimin edhe një vit sikurse trajnerit Stefano Pioli.

Mes spekulimeve për të ardhmen e tij në futboll, Zlatan postoi një video të vetes në mënyrë të çuditshme duke pyetur ata që ‘mendojnë se jam bërë, se karriera ime së shpejti do të marrë fund.

“Shumë nga ju mendoni se unë kam mbaruar, se karriera ime së shpejti do të përfundojë? Ti nuk më njeh mua”, janë fjalët e para të videos së Ibrahimoviçit.

“Gjatë gjithë jetës time duhej të luftoja. Askush nuk besonte në mua, kështu që unë duhej të besoja në veten time”.

“Disa njerëz donin të më shkelnin, por ata vetëm më bënë më të fortë. Të tjerët donin të më shfrytëzonin, ata vetëm më bënë më të zgjuar”.

“Por tani ju mendoni se jam bërë? Për të gjithë ju, kam vetëm një gjë për të thënë. Nuk jam si ju sepse nuk jam ju”.

“Unë jam Zlatan Ibrahimoviç dhe thjesht po nxehem”, përfundon suedezi./Insajderi.com