Ideatori i Brexitit sulmohet me qumshtë

Ideatori i Brexitit sulmohet me qumshtë

Politikani britanik Nigel Farage është goditur sot me qumësht nga një protestues, derisa po ecte rrugëve të qytetit të Newcastle, raporton The Guardian.

Ideatori i Brexitit po bënte fushatë në këtë qytet, kur befasisht u godit me qumësht nga një person i cili më pas u arrestua nga pjesëtarët e sigurimit dhe policia, transmeton Telegrafi.

Në videon që po qarkullon në mediat sociale, burri që arrestohet dëgjohet duke bërtitur “fashist”, derisa Farage po largohej me kostumin e lagur me qumësht.

E duket se Farage nuk ishte i kënaqur me reagimin e pjesëtarëve të sigurimit, pasi është dëgjuar duke u thënë se “si nuk arritët ta ndalnit”.