Identifikohet një variant i ri i Coronavirusit

Identifikohet një variant i ri i Coronavirusit

Një variant i ri i Coronavirusit është identifikuar dhe po rritet me të madhen në disa pjesë të Anglisë, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Ministri i shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë se së paku 60 autoritetet lokale të shëndetësisë kanë regjistruar infektime me COVID të shkaktuara nga një variant i ri.

Ai ka njoftuar gjithashtu se Organizata Botërore e Shëndetësisë, është njoftuar dhe shkencëtarët britanikë po bëjnë hetimet e detajuara.

Ministri ka shtuar se kjo nuk lidhet me atë se vaksina mund të mos funksionojë, apo se ky variant është më i rëndë sesa variantet e më hershëm.

“Deri më tani kemi identifikuar 1000 raste me këtë variant të ri të infektimit, kryesisht në Jug të Anglisë dhe këso raste janë identifikuar në 60 vende”, tha Hancock./Insajderi.com