Identifikohet trupi i Kobe Bryant dhe viktimave të tjera

Identifikohet trupi i Kobe Bryant dhe viktimave të tjera

Mjekët ligjorë kanë arritur të identifikojnë trupin e Kobe Bryant dhe tetë viktimave tjera që ishin në bordin e helikopterit në aksidentin e së dielës, ku humbi jetën legjenda e basketbollit.

Tre trupat e parë janë nxjerrë nga rrënojat e helikopterit ditën e diel, kur edhe ndodhi aksidenti dhe viktimat e mbetura u larguan nga vendi i aksidentit ditën e hënë.

Hetuesit po vazhdojnë të punojnë për identifikimin e të gjitha viktimave.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan drejt këtij aksidenti, edhe pse dyshohet se moti i keq dhe mjegulla e dendur, të jenë shkaktarët.