Idrizi: Mbrojtja dhe mesfusha ishin ato që ranë nga loja

Idrizi: Mbrojtja dhe mesfusha ishin ato që ranë nga loja

Trepça ’89 u ndal pas dy fitoreve radhazi duke u mposhtur në Brestovik të Pejës nga vendasit e Besës, të cilët shijuan për herë të parë fitoren në këtë sezon.

Besa krijoi avantazh të hershëm prej 2-0 me dy gola të Tahirit dhe Da Silvas, e krejt çka Trepça ’89 mundi të bëjë ishte të shënonin golin e nderit për 2-1.

“Mendoj se epilogu i takimit u mbyll qysh në pjesën e parë, ku pikërisht i pranuam dy gola të cilat nuk na lejuan të gjendeshim mirë në pjesën e dytë, pjesa e dytë ishte më ndryshe por ky është futbolli i humbëm tre pikë shumë të rëndësishme”- tha Idrizi, për Art Sport, transmeton Insajderi.

“Vetë fakti që pranuam dy gola që thënë të drejten nuk guxojmë të pranojmë gola të tillë, e kam cekur edhe vetë që pjesa më e rëndësishme është mbrojtja por sot në nivel nuk ishte edhe qendra e mesfushës dhe prandaj edhe humbëm”, përfundoi Idrizi./Insajderi.com.