Igli Tare ka siguruar shërbimet e David Silva

Igli Tare ka siguruar shërbimet e David Silva

Ekipi nga Serie A, Lazio, thuhet se ka siguruar shërbimet e David Silva, pas largimit të tij nga Manchester City.

Sipas, II Corriere dello Sport, që është një medium i afërt me klubin e Lazios, vëllai i David Silva, ka vizituar qendrën stërvitore të Lazios, në formello, para kompletimit të transferimit të David Silva, tek Lazio, transmeton Insajderi.

David Silva është në kërkim të një skuadre të re, pas përfundimit të epokës dhjetë vjeçare tek City dhe thuhet se ai ka zgjedhur kampionatin e Serie A, për të vazhduar karrierën e tij.

Marrëveshja në mes të dy palëve, pritet të zyrtarizohet deri në fund të kësaj jave./Insajderi.com.