Igli Tare: Musacchio është transferimi i vetëm këtë afat kalimtar për Lazion

Igli Tare: Musacchio është transferimi i vetëm këtë afat kalimtar për Lazion

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të prezantimit të mbrojtësit Mateo Musacchio, i cili iu bashkua klubit kryeqytetas nga Milan, njofton Insajderi.

Me ketë afrim, ish-futbollisti shqiptar, e quajti afatin kalimtar të janarit të mbyllur.

“Ne jemi këtu për të prezantuar blerjen më të fundit, ose më saktë të vetmen, në tregun e janarit. Musacchio është një lojtar i shkëlqyeshëm me përvojë ndërkombëtare. Për më shumë se katër vjet ai luajti për Milanin dhe në situatën tonë ne menduam të bënim një blerje të dobishme”, tha fillimisht Tare.

“Ai ka përvojë të madhe dhe e njeh mirë futbollin italian. E kemi menduar shumë mirë bashkë me trajnerin. Na duhej shumë një futbollist me këtë profil e që nuk ka nevojë për kohë për t’u përshtatur. I urojmë mirëseardhjen, jemi të lumtur”, u shpreh Tare në fund. /Insajderi.com