Igli Tare: Pandemia na mundësoi ta blejmë Muriqin

Igli Tare: Pandemia na mundësoi ta blejmë Muriqin

Drejtori sportiv i Lazios, shqipatari Igli Tare, ka folur për transferimin e Vedat Muriqit te klubi i tij, duke thënë se operacioni u bë i mundur shkaku i pandemisë, pasi nuk do të mund të blinin atë për kaq para.

“Nëse nuk do të jetonim në kohërat e coronavirusit, nuk do ta kishim blerë Vedatin për këto para,” ka thënë Tare në një intervistë për Sporx, transmeton Insajderi.

“Ndoshta nuk mund ta bënim fare një marrëveshje të tillë”, shtoi ai.

“Pandemia na dha mundësinë të nënshkruajmë me të” këmbënguli Tare.

Klubi nga Serie A, e ka blerë Muriqin nga Fenerbahce, për rreth 20 milion euro, shumë kjo që konsiderohet e vogël, marrë parasysh vlerësimet që janë bërë për lojtarin./Insajderi.com.