Igli Tare përleshet me mbrojtësin e Romës

Igli Tare përleshet me mbrojtësin e Romës

Nuk kalon pa grindje derbi i kryeqytetit italian. Përsëri, si në ndeshjen e kampionatit mes Romës dhe Lazios, “krimi” ka ndodhur larg nga fusha e blertë.

Për të qenë të saktë, ka ndodhur në parkingun e “Olimpico”, ku Rudiger është përplasur ashpër me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare.

Mbrojtësi i Romës e ka lënë stadiumin i zhgënjyer nga eliminimi prej Kupës së Italisë, ka hipur në makinën e tij, teksa në atë kohë kalon Tare, që po drejtonte, po ashtu, automjetin tij. Lojtari i Romës i thotë diçka në gjermanisht, një gjuhë e njohur përsosmërisht nga drejtori sportive shqiptar, i cili ka jetuar në Gjermani dhe ka luajtur shtatë vjet në Bundesligë.

Siç është raportuar nga “Il Tempo”, mbrojtësi gjerman i ka thënë “hajdut” Tares, ndërsa ky i fundit ka reaguar duke zbritur nga makina dhe përplasur fizikisht me lojtarin e Romës.

Të pranishëm në afërsi, disa ushtarakë kanë ndërhyrë për t’i ndarë dhe përfundimisht qetësuar gjakrat e ndezura. Këto janë pasojat e një derbi në Romë. Në të kaluarën, Rudiger i ishte nënshtruar një dënimi të fortë për ofendimin e boshnjakur të Lazios, Lulic (je rritur duke shitur rripa dhe çorape”), fjalë që nuk kanë shkuar pa u vënë re.