Igli Tare ka qenë në qendër të kritikave këtë sezon dhe shkak për këtë është bërë merkatoja e klubit bardhekaltër. Inzaghi përfundon kontratën në fund të sezonit, Muriqi së bashku me disa blerje të tjera të Lazios janë larg pritshmërive në fushën e lojës dhe skuadra që ka humbur atë shkëlqimin e sezonit të shkuar, njofton Insajderi.
Këto faktorë kanë ndikuar te tifozët, të cilët bëjnë përgjegjës drejtorin sportiv shqiptar për dështimin e klubit italian deri më tani.
Megjithatë Tare duket se ka kthyer sërish paqen, pasi ka mbyllur me sukses një nga çështjet kryesore të Lazios. Sipas raportimeve nga mediatitaliane, bardheblutë kanë arritur marrëveshjen me Simone Inzaghin për të vazhduar edhe për një tjetër vit në krye të pankinës.
Trajneri italian do të ketë edhe një rritje të pagës së tij, që nga dy milionë euro do të shkonë 2.3 milionë. Firma pritet të hidhet në momentin kur presidenti Lottito do të rikthehet sërish në kryeqytetin e Italisë pas pushimeve. /Insajderi.com