Igli Tare sulmohet nga një pitbull ndërkohë që po shëtiste qentë e tij

Igli Tare sulmohet nga një pitbull ndërkohë që po shëtiste qentë e tij

Igli Tare, ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë dhe drejtor sportiv i Lazios, u sulmua nga një qen, raca pitbull – sulm ky që pati një epilog të dhimshëm, njofton Insajderi.

Incidenti ndodhi të mërkurën afër Olgiata, në Formello, ndërsa Tare po ecte me dy qentë e tij. Pitbulli kishte kapërcyer gardhin dhe kishte sulmuar të dy qentë e ekzekutivit të Lazios, duke plagosur fatalisht qenin e vogël. Vetë Tare u plagos në një përpjekje për të zmbrapsur sulmin e qenit.

Sulmi tronditi të gjithë familjen Tare dhe djali i tij Etienne, sulmuesi i Lazios, e përshëndeti mikun e tij me katër këmbë në rrjetet e tij sociale si vijon: “Pusho në paqe zemër, më mungon shumë. Do të të mbaj gjithmonë në zemrën time”. /Insajderi.com