Portieri i famshëm spanjoll i futbollit Iker Casillas përsëri ka probleme me zemrën, si pasojë është pranuar në spital, njofton Insajderi.
Sipas raporteve të mediave në Gadishullin Iberik, Casillas u shtrua në një spital në Madrid përsëri javën e kaluar për shkak të dhimbjeve të forta në gjoks.
Ai ishte duke luajtur tenis me miqtë kur vuri re që zemra i rrihte shpejt dhe menjëherë thirri mjekun.
Casillas iu nënshtrua testeve, pas së cilave u përjashtua mundësia e një sulmi të ri në zemër.
Më pas u la i lirë në shtëpi. Mjeku sugjeroi që të ishte i kujdesshëm në ditët në vijim.
Casillas pati një sulm në zemër më 1 maj të vitit 2019, gjatë stërvitjes me Porto-n, pas së cilës u detyrua t’i jepte fund karrierës së tij të gjatë dhe të shkëlqyeshme.
Për suksesin e madh për Real Madrid ai mbrojti në 510 ndeshje nga viti 1999 deri në vitin 2015. /Insajderi.com