
Ilir Berisha është ndarë sot me Feronikelin, pjesë e të cilëve ishte në gjashtë muajt e fundit.
Mbrojtësi i njohur prishtinas do ta vazhdojë karrierën në futbollin Kosovar, pasi pritet që ai të kthehet tek Prishtina, ku kishte kaluar vitet më të mira në periudhën 2010-2012, mëson Insajderi.
Pikërisht nga Prishtina, Berisha në vitin 2012 ishte transferuar tek Orebro e Suedisë, më pas luajti me Feflen, Flamurtarin e Vlorës, për t’u rikthyer sërish në Suedi tek Vasteras, me të cilët ndau rrugët në dhjetor të vitit të kaluar.
Iliri ishte pjesë e ekipit të improvizuar të Prishtinës, në ndeshjen ndaj Lincoln Red, e cila nuk u zhvillua fare./Insajderi.com.