Ilir Latifi rikthehet të shtunën në kafaz

Ilir Latifi rikthehet të shtunën në kafaz

Ylli shqiptar, Ilir Latifi, do të rikthehet të shtunën në kafaz në përballje kundër Tanner Boser, në kategorinë për pesha të rënda në UFC Vegas 28, transmeton Insajderi.

Mundësi shqiptar aktualisht ka 14 fitore, tetë humbje dhe asnjë barazim, ndërsa kundërshtari i tij regjistron 19 fitore, shtatë humbje dhe një barazim.

Ilir Latifi peshon 111.8 kilogramë dhe është i gjatë 178 cm, ndërsa Boser peshon 105.5 kg dhe është i gjatë 188 cm.

Përballja mes dyshes pritet të fillojë të shtunën me fillim nga ora 23:00.