
Gareth Bale nuk ka zhvilluar as edhe 1 minutë për Real Madrid-in, në 6 ndeshjet e fundit. Bale nuk po arrin assesi të tregojë konsistencë dhe të bëhet faktorë në ekipin e Zidane.
Bale ka zhvilluar 16 ndeshje për Real Madrid në LA Liga këtë sezon, duke arritur të shënojë vetëm 2 herë, statistika këto që nuk mjaftojnë për trajnerin francez, që Bale të përshihet më shumë.
Gjithë këto injorime në drejtim të tij, Bale duket se është duke i marrë me sportivitet, të paktën kështu tregojnë fotografitë e tij nga banka rezervë, ku ai shihet duke qeshur, duke bërë skena të ndryshme sa për ta argëtuar vetën e tij si dhe publikun që po i sheh këto imazhe, raporton Insajderi.
Mediat në Spanjë, sot kanë publikuar lajme se Real Madrid do ta lirojë nga kontrata Gareth Bale dhe do ta lejojë largimin e tij si agjent i lirë. Klube të ndryshme nga Kina, Amerika si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shprehur interesim për të marrë shërbimet e tij./Insajderi.com.