Imazhet rrëqethëse, hapen qindra varre për të vdekurit nga koronavirusi

Imazhet rrëqethëse, hapen qindra varre për të vdekurit nga koronavirusi

Brazili po përgatitet për skenarin më të keq të mundshëm, si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Në këtë shtet deri më tani kanë vdekur 359 persona, derisa 9,082 janë të infektuar.

Përhapja e madhe e pandemisë në Amerikën e Jugut, ka bërë që të urdhërohet hapja e qindra varreve, në varrezën me 780 metra katrorë, ku deri më tani janë 1.5 milione të varrosur.

Oswaldo dos Santos ka parë disa punonjës të veshur me uniforma speciale, teksa i varrosnin disa të vdekur në Cemiterio de Vila Fermosa, që është varreza më e madhe në Amerikën Latine.

I moshuari shikonte me dhembshuri, teksa po hapej varri për të birin e tij 36-vjeçar, që nuk mundi t’i mbijetonte infeksionit. “Mendoj se ishte i sëmurë, kishte disa simptoma, por vdiq ende pa i dalë rezultatet”, ka thënë Santos.

Ky është problemi më i madh në Brazil, ku konsiderohet se shumë njerëz janë të infektuar dhe nuk kanë ende një diagnose, duke u bërë burim rreziku për të tjerët.