Ushtritë e dy shteteve më të mëdha në botë, ajo e Kinës dhe e Indisë po luftojmë njëra me tjetrën. Raportohet se deri tani kanë vdekur 20 ushtarë indianë. Dy shtetet fajësojnë njëra tjetrën, por janë të interesuara megjithatë që ta mbyllin këtë konflikt.

Kina dhe India po e akuzojnë njëra tjetrën për provokimin e luftimeve në të cilën të paktën 20 ushtarë indianë janë vrarë në zonën kufitare Himalayan, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Raportohet se luftimet ishin frontale dhe ushtarët u ballafaquan nga afër, duke përdorur madje edhe shkopinj në konfrontimet e të hënës në Ladakh.
Kjo është hera e parë që ka pas një përplasje që ka çuar në pasoja fatale në mes të Kinës e Indisë që prej 45 vjetësh.
India ka akuzuar Kinën se po provon “një anshëm për ta ndryshuar status quo-në”, kurse Pekni akuzon trupat indianë se “kanë sulmuar personelin kinez.
Delegacionet e dy ushtrive tashmë kanë vendosur të ulën dhe të bisedojmë se si mund të gjejnë një zgjidhje për t’i ndalur përplasjet./Insajderi.com