India fillon “vaksinimin më të madh në botë”

India fillon “vaksinimin më të madh në botë”

India filloi të vaksinojë punëtorët shëndetësorë të shtunën në atë që ka të ngjarë të jetë kampanja më e madhe në botë e vaksinimit COVID-19, duke u bashkuar në radhët e kombeve më të pasura ku përpjekja tashmë po zhvillohet, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

India është shtëpia e prodhuesve më të mëdhenj të vaksinave në botë dhe ka një nga programet më të mëdha të imunizimit. Por nuk ka asnjë ‘udhëzues’ për madhësinë e sfidës aktuale.

Autoritetet indiane po planifikojnë një raund fillestar prej 300 milionë vaksinash. Marrësit do të përfshijnë 30 milion mjekë, infermierë dhe punëtorë të tjerë të vijës së parë, për t’u ndjekur nga 270 milionë njerëz të cilët janë mbi moshën 50 vjeçare ose kanë sëmundje ekzistuese. /Insjaderi.com