India me afër 9,000 raste të sëmundjes “kërpudhat e zeza”, pritet të shpallet epidemi

India me afër 9,000 raste të sëmundjes “kërpudhat e zeza”, pritet të shpallet epidemi

India ka raportuar më shumë se tetë mijë e 800 raste të sëmundjes “kërpudhat e zeza”, derisa 29 zona në këtë vend e kanë deklaruar tashmë si epidemi, transmeton Insajderi.

Infeksioni që është zakonisht i rrallë, i quajtur Mukormikozë, ka një normë vdekshmërie prej 50 për qind, shkruan ‘BBC’.

Mirëpo, në muajt e fundit, India raportoi mijëra raste të cilat u panë te pacientët e shëruar dhe te ata që janë në proces për t’u shëruar nga Coronavirusi.

Mjekët thonë se ekziston një lidhje me steroidet që përdoren për të trajtuar COVID-19.

Bazuar në deklaratën e dhënë për BBC, mjekët kanë treguar se sëmundja duket se po godet njerëzit 12 deri në 18 ditë pas shërimit nga COVID-19.

Më shumë se 80% e pacientëve kanë nevojë për operacion menjëherë, ka thënë ,VP Pandey, kreu i departamentit të mjekësisë në Indi.

Ai ka deklaruar se spitali kanë  ngritur 11 pavijone me gjithsej 200 shtretër për të trajtuar pacientët me kërpudha të zeza.

“Kjo rritje e pacientëve ishte padyshim e papritur,” tha ai. “Ne kemi parë një ose dy raste në vit më pare”, ka thënë tutje ai.

Mukormikoza është një infeksion shumë i rrallë. Shkaktohet nga ekspozimi ndaj mykut mukor, i cili zakonisht gjendet në tokë, bimë, pleh organik dhe fruta dhe perime të kalbura./Insajderi.com