India ka porositur 300 milionë doza të një vaksine të paaprovuar të Coronavirusit mes një vale shkatërruese të dytë me virus, transmeton Insajderi.
Vaksina është ende e pa emëruar nga kompania biologjike Indiane.
“Ajo është në fazën e tret të testimit dhe ka treguar rezultate premtuese në dy fazat e para”, kështu tha qeveria federale në një komunikatë, raporton ‘BBC’.
Kostoja e parë e vaksinave ka kushtuar 206 milionë gjersa pagesa është bërë, ndërsa është ende duke pritut të aprovohet.
India ka administruar më shumë se 220 milionë vaksina deri më tani megjithëse 1.4 miliardë banorë të këtij vendi kanë marrë vaksinen anti-COVID.
Edhe pse numrat e rasteve me COVID-19 kanë rënë, Indisë po i shtohen 100 mijë raste në ditë.
Në këtë vend janë regjistruar më shumë se 340 mijë vdekje nga virusi deri më tani, por ekspertët thonë se numri është jashtëzakonisht i nënvlerësuar./Insajderi.com