India raporton mbi katër mijë vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

India raporton mbi katër mijë vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

India regjistroi 4.077 vdekje të reja nga Coronavirusi (COVID-19) dhe 311.170 infeksione të reja, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Insajderi.

Numri total i rasteve ka arritur në 24,68 milionë, ndërsa vdekjet nga virusi në 270.284, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendi, i cili është përfshirë nga vala e dytë vdekjeprurëse e COVID-19, ka raportuar nën 400.000 infeksione ditore në ditët e fundit.

Rritja e madhe e rasteve ka shkaktuar që shumica e shteteve të përballen me problemin e furnizimit me oksigjen në spitale.

Ministria e Shëndetësisë të shtunën tha se vala e dytë është “duke u stabilizuar”.

India aktualisht po vaksinon të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeç. Por shtetet ankohen për mungesë të vaksinave, kurse ekspertët fajësojnë zyrtarët qeveritarë të cilët nuk morën parasysh sasinë e vaksinave kur u njoftua muajin e kaluar se do të vaksinohen të gjithë qytetarët 18 vjeç e më lart.

Sipas të dhënave të qeverisë, më shumë se 180 milionë doza janë administruar. /Insajderi.com